Gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kherson të Ukrainës
Publikuar:
(13.08.2023 13:19:38)

Gjashtë persona duke përfshirë një foshnjë janë vrarë pasi forcat ruse bombarduan dy fshatra në rajonin Kherson të Ukrainës jugore.
Një çift, fëmija i tyre disa ditësh dhe një burrë tjetër u vranë në fshatin Shyroka Balka, ndërsa djali 12-vjeçar i çiftit u plagos rëndë. Sakaq 2 persona u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur në fshatin fqinj Stanislav, i cili u godit 12 herë me artileri.
“Terroristët nuk do të ndalojnë kurrë me dëshirë vrasjen e civilëve. Terroristët duhet të ndalohen. Me forcë. Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër”, shkruan në telegram ministri i brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.
/Shqip.com