Gjashtë të vdekur nga gjuajtjet me armë në Angli, në mesin e tyre një fëmijë
Publikuar:
(13.08.2021 08:40:36)

Gjashtë persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë, kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Plymouth të Mbretërisë së Bashkuar.
Policia ka thënë se tre femra, dy meshkuj dhe i dyshuari kishin vdekur në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje. Policia beson se i dyshuari më pas ka qëlluar veten për vdekje.
Të shtënat nuk kanë lidhje me terrorizmin, kanë konfirmuar zyrtarët, raporton The Guardian, transmeton Shqip.com.
Një zyrtar tha se fëmija që mbet i vdekur nga ky incident është nën 10 vjeç dhe se më shumë njerëz po trajtoheshin në spital.
Policia ka shtuar se nuk po kërkon askënd tjetër të dyshuar lidhur me incidentin./SHQIP.com