Lajme

Gjashtë të vdekur në aksidente trafiku gjatë tetorit

Aksident trafiku.

Gjashtë persona kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë muajit tetor në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër shoferë, një pasagjer dhe një këmbësorë kanë qenë viktima të këtyre aksidenteve.

Apeli i Policisë së Kosovës

Tutje, PK ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve.

“MOS I BARTNI SHQETËSIMET TUAJA NË TIMON Gjatë muajit Tetor 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 6 persona në aksidente të trafikut!

4 shofer, 1 pasagjer dhe 1 këmbësorë. Aksidentet nuk ndodhin! Ato, thjesht shkaktohen! Ju lutem drejtoni mjetin tuaj të sigurt!”, thuhet në njoftimin e Policisë./SHQIP.com