Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 475 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Coronavirusi në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 475 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 657 persona, duke e çuar kështu në 164 mijë e 524 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Urjgneca infektive në Shqipëri.

Aktualisht në spitalet COVID janë duke marrë trajtim 169 pacientë, prej të cilëve 20 janë në gjendje të rënduar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar dy mijë e 759 persona të vdekur, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 360./SHQIP.com