Sport Shqiptar

Gjashtë skuadra interesohen për Zymer Bytyqin

Zymer Bytyqi do të largohet nga Olympiacos vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim në klubin e madh grek.

Aventura e sulmuesit kosovar nuk shkoi siç duhet për shumë arsye, e asnjë prej tyre sportive, pasi ai tregoi formë të lartë në stërvitje, por nuk iu dha rasti të tregonte aftësitë e tij.

Kontrata e Bytyqit me gjigantin grek Olympiacos skadon në verën e vitit 2026, por ai do të largohet këtë verë.

Ofertat për sulmuesin anësor nuk mungojnë, ku janë katër klube nga Turqia, një nga Belgjika dhe një tjetër nga Polonia që janë vënë pas tij.

Telegrafi ka mësuar se në Turqi klubet që e duan sulmuesin kosovar janë Antalyaspor, Istanbul Basaksehir, Rizespor dhe Gaziantep.

Ndërkohë në Belgjikë lipjanasi kërkohet nga Standard Liege derisa në Poloni transferimin e tij e dëshiron Lech Poznan.

Skuadrat favorite që Bytyqi ta vazhdoj karrierën mbeten Antalyaspor dhe Basaksehir.

Agjenti i tij Jimm Solbakken është në bisedime me këto skuadra dhe java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e Bytyqit e cila është larg Athinës.

/Shqip.com