Gjashtë shtetas sirianë tentojnë të kalojnë ilegalisht në Kosovë
Publikuar:
(19.09.2022 10:46:00)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që në veturën e tyre janë gjetur gjashtë shtetas sirianë të cilat kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në raportin policor të 24-të orëve të fundit të Policisë.
“Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamen në Leshtak./Shqip.com