Lajme

Gjashtë raste të dhunës brenda një dite në Kosovë

 Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në Policinë e Kosovës gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policissë së Kosovës, tri nga rastet janë në Prishtinë duke pasuar me Ferizajin, Klinën dhe Gjakovën.

Në mesin e rasteve në Prishtinë, e arrestuar është një femër e cila kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj duke ju shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Megjithatë, edhe për dy rastet e tjera të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 02.10.2022 – 01:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”.

“Prishtinë 02.10.2022-18:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët e tij si dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në rastin në Ferizaj, burri kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Klinë i dyshuari përveç që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, të njejtit ju kishin gjetur dhe konfiskuar 34-fishekë të armës së zjarrit kështu, duke u hapur edhe një rast i veçantë për të.

Mirëpo, në Gjakovë i dyshuari ishte i dehur kur edhe kishte sulmuar bashkëshorten e tij./Shqip.com