Lajme

Gjashtë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë gjashtë raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit publik të Kosovës në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe është shëruar një person.

Numri total i dozave të administruara është 1 milionë e 836 mijë e 739 vaksina

/Shqip.com