Lajme

Gjashtë persona lëndohen nga aksidenti i trafikut në Deçan

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pozhar të Komunës së Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Pozhar në Komunën e Deçanit. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona”, tha Gashi.

Tutje, ai tregoi se pesë nga gjashtë personat e lënduar janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa tjetri në QKMF.

“Pesë prej tyre janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës ndërsa, një prej tyre ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Deçan”.

Tutje, Gashi tregoi se në vendin e ngjarjes kanë dalur organet kompetente të cilat janë duke u marrë me rastin./Shqip.com