Sport Shqiptar

Gjashtë ndeshje, asnjë fitore

KF Dukagjini

Edhe një barazim.

I katërti në total – krahas dy humbjeve, teksa fitoren nuk e ka shijuar akoma.

KF Dukagjini ka ndarë pikët me Malishevën – pasi ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë përfundoi 1-1.

Madje, skuadra nga Klina ishte afër humbjes, por goli i realizuar nga Blerin Morina e shpëtoi.

KF Dukagjini

Ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku – gjendet në vendin e fundit në tabelë – me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Së bashku me Ferizajin – janë dy ekipet e vetme pa fitore në Superligë dhe me pozitat aktuale – Liga e Parë po i “buzëqeshë”.

Madje, Dukagjini e ka sulmin më të dobët në elitën e futbollit Kosovar – sepse ka shënuar vetëm tri gola, njëjtë ka Balkani – por me tri ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com