Lajme

Gjakovë: Vdes çiklisti pasi goditet nga vetura

Një çiklist ka vdekur mesditën e së premtes pasi është goditur nga një veturë në Gjakovë.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, rreth orës 12:00.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12:00 në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku, në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës me lëndime të rënda trupore”.

“Si pasojë ka ardhur deri te vdekja e ngasësit të biçikletës. Për informata më të hollësishme do ju njoftojmë në vijimësi”, ka bërë të ditur Xhurkaj./SHQIP.com