Lajme

Gjakovë: Një e moshuar gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit policor të 24-të orëve të fundit.

“Raportohet se viktima e moshuar femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com