Lajme

Gjakovë, një burrë lëndohet nga një mjet shpërthyes në një fushë të hapur

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Një burrë është lënduar nga një mjet shpërthyer në një fushë të hapur të një fshati në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i lënduari është dërguar me emergjencë për trajtim.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore iu kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

/Shqip.com