Lajme

Gjakovë: Gruaja ikë nga strehimorja, braktisë djalin 14-muajsh

Ilustrim

Pasditen e së enjtes në Gjakovë është arrestuar një grua e cila dyshohet për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Siç njofton policia, e njëjta kishte dalë nga strehimorja pa paralajmërim duke lënë djalin e saj 14-muajsh.

“Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, fëmijën-djalin e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë së mërkurës në Kosovë janë arrestuar 22 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./SHQIP.com