Lajme Shqiptare

Gjakovë: Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen dy armë

Ilustrim
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme, policia në Gjakovë në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Bëhet e ditur se në rastin e parë, patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave rutinë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndalur një veturë të cilën e ngiste i dyshuari 33-vjeçar me inicialet B. S., në posedim të të cilit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe tetë copë fishekë.

Në rastin e dytë, pasi që në një aheng familjar në fshatin Rashkoc-Gjakovë ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, është arrestuar i dyshuari 37-vjeçar me inicialet H. R., i cili zyrtarëve policorë u kishte dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator, të cilën e kishte në posedim të paautorizuar.

Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com