Sport Shqiptar

Gjakova dhe Krasniqi sportistët e vitit 2021

Edhe këtë vite ceremoninë e Komitetit Olimpik e ka dominuar sporti i Xhudos.

Dy xhudistët e Kosovës, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi janë shpallur si sportistët më të mirë për vitin 2021

Krasniqi, e cila për të dytin vit radhazi u shpall sportistja më e mirë deklaroi se viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për të.

“Po ndihem shumë e emocionuar, duke i kujtuar momentet që i kam kaluar këtë vit. Shpresoj që një vit si 2021 të përsëritet dhe i urojë sportistëve të tjerë një vit sa më të mirë dhe pa lëndime”.

Krasniqi arriti majat e xhudos, kur u shpall kampione olimpike vitin e kaluar, krahas shumë sukseseve tjera që pati vitin e kaluar.

Gjakova ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë edhe më shumë.

“Në të ardhmen do të punojë më shumë, do të përmbush karrierën time si sportist dhe së bashku me tonin do të arrijmë qëllimet tona”, ka deklaruar ai.

Gjakova u shpall kampion evropian në xhudo dhe zuri vendin e shtatë në Lojërat Olimpike./Shqip.com