Sport Ndërkombëtar

Giroud i thotë disa fjalë për vendimin që ka marrë Benzema

Olivier Giroud, i cili është grumbulluar me Francën për dy takimet ndaj Holandës dhe Irlandës, foli për lamtumirën e Karim Benzemas me Kombëtaren franceze, duke mos u pajtuar me vendimin e sulmuesit të Real Madridit.

“Mendoj se është turp ta mbyllësh kështu me Kombëtaren. Ishte zgjedhja e tij dhe ne nuk mund ta vendosim veten në vendin e tij. Unë e respektoj atë për gjithçka që ka bërë për Francën, për klubin e tij aktual dhe atë që ka bërë në gjithë karrierën e tij. Do të kisha dashur një fund tjetër, por është vendimi i tij dhe e respektoj. Duhet të ketë dëgjuar që historia e tij me kombëtaren ka mbaruar”.

“Përplasja me Deschamps? Nuk më intereson, nuk dua të komentoj këtë pjesë. Sido që të jetë, është e sigurt që ishim të trishtuar që e pamë të largohej kështu para Kupës së Botës, duke e ditur se do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit”, tha golashënuesi më i mirë në historinë e Francës.

/Shqip.com