Sport Ndërkombëtar

Girona mposht Real Madridin, Castellanos shënon katër gola

Girona ka përjetuar një mbrëmje fantastike duke shënuar fitore ndaj Real Madridit, me rezultat 4-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Taty Castellanos, i cili shënoi katër gola.

Sulmuesi argjentinas shijoi një mbrëmje të paharrueshme, duke ndëshkuar plot katër herë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

24-vjeçari u kthye në lojtarin e parë të shekullit 21 që i shënon katër gola Realit gjatë një ndeshjeje të La Liga-s.

Ndërkohë, sfida tjetër: Cadiz-Osasuna përfundoi me fitoren 0-1 të skuadrës udhëtuese falë golit të Ruben Garcia.

/Shqip.com