Sport Ndërkombëtar

Girona merr biletën për La Liga

Girona FC

Klubi spanjoll rikthehet në elitë pas tre vitesh mungese.

Të dielën, në kuadër të play-off-it për promovim në La Ligë, Girona morri fitore bindëse kundër Tenerife, me rezultat 3:1.

Dueli u luajt në “Estadio Heliodrono Rodriguez Lopez” me fillim nga ora 21:00, në Santa Kruz të ishullit oqeanik të Tenerifes.

Kësaj radhe vendas ishin Tenerife, që pritën Gironën pas ndeshjes së parë që u mbyll me shifrat 0:0.

Golin e parë mbrëmë e gjetën mysafirët përmes Cristian Stuanit në minutën e 42-të, me veteranin që realizoi nga pika e bardhë.

Pas 14-të minutash lojë në pjesën e dytë, më sakttësisht në minutën e 59-të, Carlos Ruiz kërceu më së larti për të goditur me kokë pas një harkimi në zonë.

Carlos Ruiz, Tenerife

Megjithatë, shpresa e përmbysjes u shua në më pas se 10-të minuta, pasi bashkëlojtari i tij, Jose Leon realizoi autogol.

Kurse për të vulosur fitoren dhe rikthimin në elitën e futbollit spanjoll u përkujdes Arnau Garcia që pas një skeme të bukur shënoi për epilogun përfundimtar – 1:3.

Girona FC/ Twitter

Tani, ‘bardhekuqë’ do të kenë shanset e tyre të luftojnë për të shijuar ditë edhe më të mira në edicionin e ardhshëm. /Shqip.com