Sport Ndërkombëtar

VIDEO/ Girona është realitet, “shuplakë” me 4 gola Barcelonës dhe rimerr vendin e parë në La Liga

Girona duket se e ka seriozisht këtë edicion, teksa fitoi 2-4 në fushën e Barcelonës. Një aksion si në Play Station i ekipit mik përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Tsygankov dhuroi asist nga krahët për Dovbyk, me sulmuesin ukrainas që dërgimin e topit në rrjetë e pati mjaft të lehtë.

Katalanasit u kundërpërgjigjën menjëherë. Goli me kokë i Lewandowskit vendosi ekuilibrat e takimit, pas një krosimi të Raphinha-s nga këndi.

Miguel Gutierrez vendosi në provë portierin e Barcelonës, Pena, në minutën e 28-të. “Gardiani” i mohoi golin mbrojtësit spanjoll, duke devijuar topin.

Joao Cancelo “kërcënoi” skuadrën e Michel me një predhë në fundin e pjesës së parë, por pa mundur dot të konkretizojë rastin.

Në të 40-tën, Gutierrez “tundi rrjetën”.

Në pjesën e dytë, Girona siguroi fitoren me golin e Valeryt (80’), sukses ky që çon këtë ekip në vendin e parë me 41 pikë.

Në kohën shtesë të dy skuadrat shënuan edhe nga një herë me Gundogan dhe Stuani!

Barcelona është në vendin e katërt.

/Shqip.com