Sport Shqiptar

Giresse publikon listën e futbollistëve: Rikthehet Paqarada, ftohen tre lojtarë të Superligës

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji.

Për herë të parë është ftuar Shkëlqim Vladi, derisa tre lojtarët e Superligës, Lumbardh Dellovën, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi po ashtu do të grumbullohen.

Velen të përmendet edhe rikthimi i Leart Paqaradës e Hekuran Kryeziut.

Lista e plotë e lojtarëve:

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Me këto dy ndeshje merr fund edhe ky cikël kualifikues i Ligës së Kombeve.

“Dardanët” fillojnë stërvitjen të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com