Sport Shqiptar

Giresse paralajmëron Rumaninë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse e ka paralajmëruar Rumaninë që nuk do ta ketë lehtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Giresse në një intervistë të dhënë për mediumin rumun “ProSport”, ka thënë se nuk jemi në nivelin e Kroacisë, Serbisë apo Malit të Zi, por siç tha ai, është duke përgatitur mjaft surpriza për Rumaninë.

Francezi nuk ka zbuluar më shumë detaje, teksa ka folur për Ermal Krasniqin, i cili aktualisht luan te Cluj në Rumani, për të cilin ka thënë se nuk do të na ndihmoj asgjë pasi lojtarët rumunë shumica luajnë jashtë.

“Kam parë ndeshjet e fundit të Rumanisë, kam mbledhur shumë detaje interesante për ekipin, e di se çfarë duhet të bëjmë, por a prisni vërtet të mësoni nga unë sekrete të dobishme për Monsieur Iordanescu?” , u shpreh Giresse.

/Shqip.com