Sport Shqiptar

Giresse kërkon vendin e dytë në grup

Kosova në shtator do të zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes së parë konferencë për media ka mbajtur Alain Giresse dhe Bersant Celina.

Giresse ka kërkuar fitore në ndeshjen me Irlandën e Veriut.

“Nëse flasim për ndeshjen nesër patjetër që është shumë e rëndësishme, për vetë faktin që është ndeshje zyrtare. Ne si Kosovë jemi ardhur për të marrë rezultat. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të konfirmuar vendin e dytë në grup”, tha ai.

Optimist për ndeshjen është shprehur edhe Celina

“Jemi përgatitur gjithë javën. E di që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi të gatshëm. Ata do të na vënë në presion dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Do jetë një ndeshje me intensitet të lart1%. Ne vijmë këtu dhe do të mundohemi të luajmë ndeshjen tonë”, tha ai.

Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Me këto dy ndeshje merr fund edhe ky cikël kualifikues i Ligës së Kombeve.

“Dardanët” fillojnë stërvitjen të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com