Sport Shqiptar

Giresse: Derën nuk ia mbylli askujt

Alain Giresse, gjatë konferencës për media

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll – Alain Giresse, të hënën ka dhënë komunikatë për media.

Ai dha përgjigjet e tij për ndeshjet miqësore të muajit mars, por edhe për skuadrën në përgjithësi.

Francezi është pyetur edhe për lojtarët që më herët janë larguar nga Challandes si Leart Paqarada e Bernard Berisha.

“Derën nuk ua mbyll askujt, por gjithmonë varet nga situata. Këto janë çështje që duhet të rregullohen.”

“Ne do të mundohemi t’i rregullojmë të gjitha ato probleme që mund të kenë ekzistuar. Më duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe sigurisht se dera do të jetë e hapur për të gjithë”, shtoi Giresse.

Ai ka bërë të ditur se për shkak të lëndimit në këtë grumbullim do të mungojë Emir Sahiti, i cili ishte ftuar për here të parë në Kombëtare, derisa ka thënë se do të shikohen mundësitë për të ftuar ndonjë futbollist tjetër.

Francezi sot në orën 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do ta ketë stërvitjen e parë me Dardanët./Shqip.com