Sport Ndërkombëtar

Ginter – synimi i Interit për vitin 2022

Mathias Ginter

Mathias Ginter është synimi i Interit për vitin 2022.

Sipas Goal.com, qendërmbrojtësi është targeti kryesor i Interit, pasi është pa kontratë dhe nuk do shpenzonin asnjë qindarkë për shërbimet e tij.

“Interi është favorit për të transferuar mbrojtësin e Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter pas konfirmimit të mbrojtësit se ai do të largohet nga klubi i Bundesligës pas pesë sezonesh.

27-vjeçari, një anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në Brazil 2014, ka kaluar gjysmën e dekadës së fundit në Borussia-Park, duke u vendosur si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të kombit të tij”, ka shkruar Goal.com.

Matthias Ginter: Who is the Borussia Mönchengladbach and Germany defender?  | Bundesliga
Mathias Ginter

Ginter është një futbollist me përvojë të madhe në supe – teksa cilësohet si një nga më të mirët në Gjermani – në pozitën e tij.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar gjithsej 15-të paraqitje me Monchengadbach, skuadër e cila gjendet në vendin e 15-të në Bundesliga – dhe po “lufton” për mbijetesë.

Gjithsesi, ai nuk do largohet nga gjermanët – deri në afatin kalimtar të verës, ani pse ka konfirmuar se nuk do e vazhdojë kontratën.

Ardhja e tij te Interi do të shtonte konkurencën në repartin defanziv dhe do e rriste cilsinë./Shqip.com