Rozë

Gigi Hadid u arrestua për marihuanë

Modelja e njohur Gigi Hadid është arrestuar për posedim të drogës marihuanë gjatë pushimeve në Ishujt Kajman.

Modelja kishte qenë duke udhëtuar me shoqen e saj Leah Nicole McCarthy kur oficerët e doganës skanuan bagazhet e tyre pas mbërritjes në aeroport më 10 korrik.

Skanimi nxiti një kontroll më të plotë të bagazheve gjë që rezultoi në zbulimin e marihuanës dhe “veglave të përdorura për konsumimin e tyre”.

Të dy u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve dhe më pas u liruan me kusht.

/Shqip.com