Rozë Ndërkombëtar

Gigi Hadid heq dorë nga llogaria e saj në Twitter

Modelja 27 vjeçare, Gigi Hadid ka njoftuar se ka hequr dorë nga llogaria e saj në Twitter.

Siç raporton Pagesix, arsyeja e largimit të 27-vjeçares është për shkak se Twitteri tani është në zotërimin e miliarderit Elon Musk.

Përmes një postimi në Instagram, modelja tha se Twitteri po bëhet një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit.

“Për një kohë të gjatë, por sidomos me udhëheqjen e tij të re po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë”, shkroi modelja.

Ajo ju kërkoi falje fansave të  saj në platformë, duke shkruar se i pëlqente të lidhej me ta.

/Shqip.com