Sport Ndërkombëtar

Gianni Infantino vazhdon në krye të FIFA-s edhe për katër vite

Jean Bizimana/Reuters
Jean Bizimana/Reuters

Gianni Infantino do të drejtojë FIFA-n edhe për katër vite të tjera, deri në vitin 2027.

Italo-zvicerani ishte kandidati i vetëm në këtë garë, në të cilën u zgjodh si president i FIFA në Kongresin e 73-të që po zhvillohet në Kigali të Ruandës.

Infantino u shfaq shumë i emocionuar pas këtij vendimi, i cili doli në konferencë.

“Të jesh president i FIFA-s është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm. E di që shumë më duan dhe se ka edhe nga ata që më urrejnë, por i dua të gjithë. Unë do të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në mbarë botën. Ne ju premtuam Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë. Ka dhe shumë gjëra të tjera që ne mezi presim t’i bëjmë”, tha Infantino.

/Shqip.com