Sport Ndërkombëtar

Gianni Infantino i rikthehet sërish idesë: Botërori çdo tre vite

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Kampionati Botëror i zhvilluar në Katarit ka qenë një sukses tejet i suksesshëm për presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, i cili duket se po mendon t’i rikthehet dhe njëherë idesë së çmendur që pati disa kohë më parë.

Infantino po mendon sërish që të organizojë Botërorin çdo tre vite, siç raporton “Daily Mail”, shkruan Shqip.com.

Ai mendon se organizimi i këtij projekti do të mund të sillte shumë kualitet në futboll dhe kështu do të ndryshonte kalendaret për Kampionatin Evropian, Kupën e Amerikës dhe Botërorin e Klubeve.

Gjithsesi, media angleze gjithashtu shprehet se çdo gjë është vendosur deri në 2030-ën, kështu kjo gjë nuk do të ndodhë përpara këtij viti.

/Shqip.com