Sport Ndërkombëtar

Gianluca Scamacca zbarkon në Londër

Gianluca Scamacca

Shkëlqeu në sezonin e kaluar në Serie A dhe mundi po i shpaguhet.

Gianluca Scamacca është edhe zyrtarisht pjesë e West Ham United.

Skuadra londineze – ka paguar rreth 40 milionë euro për shërbimet e shtatgjatit.

Teksa, kontrata e nënshkruar është e vlefshme deri në vitin 2025.

Scamacca – e jetoi një periudhë të ëndrrave në sezonin e kaluar.

Në 36 ndeshje të zhvilluara – ai shënoi 16-të gola – duke treguar që i synon majat e futbollit evropian.

Falë atyre paraqitjeve – ai e siguroi edhe një biletë nga kombëtarja e Italisë – ku zhvilloi dy ndeshje./Shqip.com