Rozë

Getinjo publikon mesazhin që mori nga nëna mbrëmë gjatë prime-it të BBVK

Getinjo,

Getinjo ka qenë i ftuar mbrëmë në Prime të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka sqaruar edhe një herë për publikun bisedën që ai ka publikuar për Xhulin, ku tha se e bëri nga nervoza.

Ai tha se tendenca e Julianës është të manipulojë me çdo banorë për tu bërë më e fortë në lojë.

U bona nervoz fortë, jo vec me Xhulin por edhe me Vivin. E pata telefonin në dorë, mu kujtua që i kam pasur disa thirrje prej saj. Nuk e di pse e bëra. Por u nervozova prej krejt situatës. Nuk e kam bë me ulë Xhulin. E publikova atë bisedë, jo për naj arsye me shku dikun me të. Xhuli ka dashtë me manipuluar secilin banorë që ka pas me qenë pjesë Big-ut”, ka thënë Getinjo.

Ndërsa, ai ka postuar edhe një mesazh që ka marrë nga nëna e tij gjatë programit.

Ajo i kishte shkruar me shumë krenari duke i thënë: Brravo nano, tregoje edukatën që ta kemi dhënë, me shumë sfida, njeriu i mençur gabon dhe falë. Bravo, lum shtëpia që të kemi. Të duam.

/Shqip.com