Rozë

Getinjo për këngën që Mozzik i kushtoi vajzës: Kam qajt si fëmijë

Mozzik dhe Getinjo

Kënga e fundit e reperit Mozzik, ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.

“Të dua”, e dedikuar për vajzën e tij Hanën, Mozzik flet për vështirësitë që po përballet për shkak të largësisë së vajzës.

Ndërkaq, Getinjo vëllai i Mozzik-ut, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se sa i emocionuar është ndjerë kur ka dëgjuar këngën e vëllait.

“Si fmi kom kajt, Ishallah t’shoh ma happy në botë vllau jem. Se valla zemer ma t’mire e te pastert se ti as vet un se kam! TE DUA”, ka shkruar ai.

Mozzik dhe Loredana janë ndarë kohë më parë.