Rozë

Getinjo i reagon ashpër emisionit që i cilësoi seksiste këngët e tij dhe të Don Xhonit

Getinjo

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo ka bërë një reagim për emisionin që ka diskutuar tekstet e tij.

E gjithë kjo pasi debatin e zhvilluar në “Context” në ATV me temën “kufijtë e seksizmit” është marrë shembull një prej teksteve të këngëve  të tij.

Bëhet fjalë për këngën “Lavire” ku në studio teksti i saj është cilësuar si i papërshtatshëm për publikun.

Në lidhje më këtë në Instagram reperi ka shkruar se duhet t’iu vijë turp që kritikohet estrada, në vend që të krenohen me sukseset e artistëve shqiptarë, pasi sipas tij estrada duhet të përkrahët.

Ai më tej ka thënë së shembull të tillë ka në platformën Netyflix si dhe në serale të ndryshëm.

“Qysh mundeni ta gjykoni tekstin e një kënge dhe të pretendoni të dikujt të shtynë të bësh diçka nëse ti vet nuk dëshiron ta bësh? Shikoni Netflixin, keni shembuj sa të doni, seriale degjeneruese keni, shikojeni botën pak. Kurrë një herë nuk e bëtë një emision për të thënë ‘Shqiptarët po dëgjohen anë e mbanë botës’, respekt! Dy ditë shkolle s’i keni edhe at shkollë që e keni me zor të kryer. Kurrëfarë truri bre nuk keni, veç hajt të themi diçka, t’i dalim në krah problemeve shoqërore t’iu kapim këngëtarëve sende rende”, ka shkruar ndër të tjerash Getinjo.

Tutje, ai ka shkruar se ai dhe kolegët e tij nuk duhet të paragjykohen për jetën e çrregullt që bëjnë, pasi kjo jo me patjetër i bënë ata “rrugaçë” ata tatuazhet që kanë në trup.

Reperi ka thënë së është turp nga ta që janë duke u marrë më një këngëtar.

“’Çka bën shoqëria’ shkruhet në tekste nga poeti, këndohet nga këngëtari dhe lexohet ose dëgjohet nga njerëzit që jetojnë në këtë shoqëri! ‘Çka bën shoqëria’ shkruhet nga regjisori, filmohet, aktoret nga artistët! Krejt çka bëjmë ne, ju e keni bërë para neve. Çao”. Jo të nderuar jo! S’jemi rrugaçë ne ashtu qysh na bëni ju e qysh na shihni prej këndit tuaj. Pse kem tatuazhe e kem jetë të çrregullt nuk domethënë që jemi qenë endacakë se ashtu keni qejf me na pa disa disa! Turp pse merrni shembull një këngëtare ose këngëtare për problemet që ndodhin në shoqëri”, ka shkruar Getinjo në InsatStory.

Për këtë çështje ka reaguar edhe reperi nga Drenica, Don Xhoni, pasi edhe kënga e tij është konsideruar e papërshtatshme./SHQIP.com