Getinjo i del në përkrahje protestës së veteranëve
Publikuar:
(16.06.2022 20:31:36)

Sot, veteranët e UÇK-së kanë protestuar kundër projektligjit për pagën minimale për të cilën nuk janë përfshirë.
Ata janë duke kërkuar ndryshimin e ligjit që pagat e tyre të rritën- në të kundërtën kanë kërcënuar edhe me vendosje të stendave.
Në mbështetje organizatave të dala nga lufta e UÇK-së i kanë dalur fytyra të ndryshme publike, e në mesin e tyre edhe rep-artisti Getinjo.

Përmes një InstaStory reperi ka publikuar një imazh nga protesta e sotme.
Në imazh shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës me emblemën e UÇK-së.
Ndryshe, kjo proteste ka përfunduar në mënyrë paqësore madje duke ju dhuruar policëve edhe lule./SHQIP.com