Rozë

Getinjo dhe Vivien nuk përmbahen- a ndodhi puthja e parë mes tyre?

Vivien është një nga 14 banorët e Big Brother VIP Kosova.

Ajo që në hyrje është prezantuar që ka qenë pjesë e spektaklit të dashurisë “Love Story”.

Ajo dhe Getinjo janë banorët të cilët po shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, dhe mesa duket mes tyre ka një pëlqim dhe kjo ka filluar të vërehet.

Së fundmi, në një video e cila është duke qarkulluar në rrjetet sociale shihet Getinjo teksa i afrohet Vivien dhe duket se i jep një puthje, por që nuk vërehet saktë a është në buzë.

Se çfarë po ndodh në mes tyre mbetet për të parë.

/Shqip.com