Geti zbulon se Marina është shtatzënë
Publikuar:
(23.08.2021 20:19:13)

Një qift tjetër i estradës pritet që së shpejti të presin në jetë frytin e parë të dashurisë.
Bëhet fjalë për reperin kosovar, Getoar Selimi dhe prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollca, të cilët u martuan katër vjet më parë.
Me anë të një fotografie të publikuar nga vetë reperi, shihet teksa ai prekë barkun e rrumbullakosur të Marinës.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie Geti shkurtimisht thotë “Ne të tre”.
Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.
Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /Shqip.com