Rozë

Geti dhe Marina zbulojnë emrin e veçantë të vajzës

Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi të mërkurën janë bërë prindër për herë të parë.

Kjo tashmë u konfirmuar nga dyshja në një postim të ndarë në Instagram.

Geti dhe Marina kanë mirëpritur në jetë një vajzë emri i të cilës është Marget.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti, jeta jonë. Marget Selimi. 24/11/2021”, kanë shkruar çifti në postimet që publikuan në Instagram.

Ata pas kësaj kanë pranuar urime të shumta nga koleget dhe fansat e tyre.

Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.

Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. /Shqip.com