Rozë

Geti dhe Marina shijojnë pushimet luksoze në viset tropikale

Padyshim që Getoar Selimi e Marina Vjollca janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.

Si çdo verë, edhe këtë vit për dyshen nuk kanë munguar destinacionet luksoze për pushime.

Së fundmi, ata me anë të disa imazheve kanë treguar se ndodhen në pushime por nuk e kanë zbuluar destinacionin.

Së pari, ishte Getoari ai i cili ndau foto nga pushimet duke bërë edhe një mbishkrim interesant.

“Mos mendoni se nuk ka peshkaqenë vetëm sepse uji është i qetë”, shkroi reperi nga Prishtina në mbishkrimin e fotografisë.

Tutje, nuk munguan as disa nga pozat e bukura që Marina ndau me mijëra ndjekësit e saj në Instagram.

“Jo të gjithë yjet i përkasin qiellit”, shkroi bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Përndryshe, çifti janë prindër të një vajze./Shqip.com