Lajme

Gërxhaliu: Qytetarët duhet lejuar të tërheqin kursimet e tyre nga Trusti Pensional

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu
Ekonomisti, Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu deklaron se vendi gjendet në një krizë dhe Qeveria e Kosovës duhet të lejojë që qytetarët të tërheqin kursimet e tyre.

Thotë se ky është mekanizmi i vetëm që mund të përdor Kosova për zbutjen e vështirësive ekonomike.

“Situata sociale në Kosovë vërtetë nuk është në nivelin e dëshiruar. Raportet e dëshmojnë një situatë kritike sepse kemi një varfëri dhe inflacion të paparë dhe jeta e qytetarëve të Kosovës është e vështirësuar. Kësaj i shtohet fakti se nuk kemi rritje të pagave qoftë në sektorin privat dhe atë publik”. 

Sipas Gërxhaliut, nëse lejohet që të tërhiqen mjetet nga Trusti, Qeveria duhet që të garantojë riburësimin e mjeteve.

“Kosovarët e meritojnë një pleqëri të lumtur dhe jo një varfëri. Qëllimi i fondit është ta kenë një pleqëri të mirë dhe në këtë drejtim besoj që çdo lojë me Trustin Pensional do të jetë një gabim dhe shqetësim. Mund të tërhiqet Trusti Pensional atëherë kur Qeveria garanton rimbushjen e tyre. Duhet Trusti të jetë i garantuar të mbulohet nga shteti. Këto kursime qytetarët t’i shijojnë në pleqëri” ka potencuar ai. /Shqip.com