Lajme

Gërvalla:Haxhi Avdyli është kandidati i duhur për pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli është kandidat i duhur për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Ajo tha se nëse Kurti pajtohet, do ta bënte këtë propozim.

Gërvalla thotë se deklarimi i deputetit Burim Meta se ky institucion duhet t’i takojë partisë Guxo ishte ngacmues për opinionin.

“Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do ti shërbente këtij institucioni…Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim. Prandaj shprehjet e mendimit individual të deputetëve janë shumë të mirë se ardhura. Unë mendoj që Burim Meta e ka pasur në mendje Haxhi Avdylin. Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, shtoi ajo në RTK.

Ndryshe, Latifi të enjten e 6 tetorit dha dorëheqja nga pozita e ministrit.

Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, Latifi ka shkruar se me zhgënjim të thellë dhe pas shumë reflektimesh e ofron dorëheqjen nga pozita e ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Latifi ishte emëruar në pozitën e ministrit, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.

/Shqip.com