Lajme

Gërvalla udhëton për në Londër me ftesën e sekretarit të jashtëm të Britanisë

Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Londër të Anglisë.

Arsyeja e kësaj vizite zyrtare në Londër do të bëhet për shkak se Gërvalla do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Minestrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Gërvalla është ftuar nga sekretari i jashtëm i  Britanisë së Madhe, James Cleverly.

“Ministrja Donika Gërvalla udhëton për në Londër Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Londër ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. Në këtë konferencë ministrja Gërvalla merr pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, z. James Cleverly”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Krahas kësaj, Gërvalla do të zhvillojë edhe disa takime të tjera bilaterale.

“Gjatë punimeve të konferencës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare”.

Sipas njoftimit, konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj dhe mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale.

Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt do të mbahet nga 28-29 nëntor në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

/Shqip.com