Lajme

Gërvalla thotë se Asociacioni ka ‘vdekur’

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka vdekur në momentin që Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene.

NË një emision në RTSH, Gërvalla tha se nuk është ligjore për Qeverinë e Kosovës që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Ky asociacion i cili ka pasur një marrëveshje ne 2013 që u korrigjua në 2015, ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me 6 pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare. Do donim që në të gjithë vendete rajonit tu siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”, tha Gërvalla.

Ndërsa, sa i përket raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, Gërvalla ka thënë se Serbia po krijon konflikte artificiale.

“Raportet me Serbinë ti ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus ti zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjellët që do i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona. Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën. E dimë që s’është e lehtë, por është betejë që do ketë si rezultat që marrëdhëniet mes rajonit të jenë më të mira se në 2021”.

Veç tjerash, ministrja e Jashtme theksoi se Kosova do ta vazhdojë punën që të anëtarësohet në organizata të reja ndërkombëtare dhe të sigurojë njohje nga shtetet që ende nuk e kanë njohur atë.

/Shqip.com