Lajme

Gërvalla takohet me Torres, flasin për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar sot me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Gërvalla, në platformën “X”, tha se gjatë takimit u diskutua për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

“Takim i shkëlqyer me Kongresmenin amerikan Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u trajtuan zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ajo.

Ajo, tutje, tha se “gjithashtu diskutuam aspiratat tona për anëtarësim në NATO”.

/Shqip.com