Lajme

VIDEO / Gërvalla takohet me përfaqësues arbëreshë në Kalabri dhe Sicili

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka qëndruar në Itali ku është takuar me komunitetin arbëresh në Kalabri dhe Sicili.

Ajo ka folur për forcimin e bashkëpunimit në mes komuniteteve.

“Falënderojmë komunat arbëreshe si në Kalabri ashtu edhe në Sicili për pritjen e tyre të ngrohtë. Së bashku, ne kemi rënë dakord të forcojmë bashkëpunimin dhe partneritetin midis komuniteteve tona, dhe mezi pres t’i mirëpres ata në Kosovë së shpejti”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

/Shqip.com