Lajme

Gërvalla raporton sot para Komisionit për Punë të Jashtme

Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare
Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të raportojnë sot para Komisionit për Punë të Jashtme.

Raportimi i Gërvallës lidhur Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023, do të nis në orën 10:00.

“Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla-Schëarz lidhur Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se, Gërvalla është njëra ndër figurat më të kritikuara brenda Qeverisë Kurti. Në seancën e dites së djeshme, ajo u përplas me kritikat për punësime partiake dhe dërgimin e militantëve të partisë në ambasada.

/Shqip.com