Lajme

Gërvalla për deklaratën e Prindon Sadriut: S’ka folur si diplomat por si bashkëshort i detyruar për ta mbrojtur dinjitetin e Osmanit

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se deklarata e Prindon Sadriut nuk ka qenë në cilësinë e diplomatit por në cilësinë e bashkëshorit të presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas saj, Sadriu ka qenë i “detyruar ta mbrojë dinjitetin e bashkëshortes”.

“Si ministre e Punëve të Jashtme, si eprore direkte e z.Sadriu e kam për detyrë prononcimet e tij dhe të tjerëve t’i lexoj me kujdes dhe të vlerësoj a janë shkelur kriteret profesionale në punën që ushtrojnë. Është shumë e qartë që kjo deklaratë nuk është e diplomatit Prindon Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshortit të detyruar të mbrojë dinjitetin e bashkëshortes”, tha Gërvalla në ATV.

Statusi i Prindon Sadriut

Ajo ka shtuar se nuk i ka pëlqyer deklarata e Sadriut ndërsa thekson se përgjegjësinë e mbanë bashkëshorti i presidentes, dhe jo Gërvalla.

“A më pëlqen kjo deklaratë? Nuk më pëlqen, nuk do ta kisha thënë siç e ka thënë z.Sadriu por është një çështje e atij dhe arsyetimi i përket po atij dhe jo eprores së tij”, vijoi Gërvalla.

Prindon Sadriu i cili është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi të publikuar në “Facebook” i kishte etiketuar mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Një gjë e tillë ndodhi pasi, në media u publikua lajmi se Vjosa Osmani përgjatë kohës sa ishte deputete e Parlamentit, përgjatë viteve 2011-2014 ishte kompensuar me rreth 4 mijë euro nga shteti për rrugëtimin e saj nga Mitrovica, ndonëse jetonte në kryeqytet.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Një gjë e tillë ndodhi pasi, në media u publikua lajmi se Vjosa Osmani përgjatë kohës sa ishte deputete e Parlamentit, përgjatë viteve 2011-2014 ishte kompensuar me rreth 4 mijë euro nga shteti për rrugëtimin e saj nga Mitrovica, ndonëse jetonte në kryeqytet.

Në anën tjetër, presidentja Osmani, në një intervistë për transmetuesin publik e kishte mohuar që bashkëshorti i saj  i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Madje, kishte dhënë këshillë që ta lexojnë me kujdes postimin për ta kuptuar më mirë.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani.

Ndërkohë Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), së bashku me disa organizata të tjera mediatike, të shoqatave dhe sindikatave, i kanë shkruar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit, Albin Kurti, duke bërë thirrje që t’i japin fund përdorimit të gjuhës diskredituese dhe denigruese që po i atakon gazetarët./Shqip.com