Lajme

Gërvalla në Forumin e Bledit: Nuk kërkojmë privilegje, na pranoni si anëtar të këtij unioni

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla po merr pjesë në Forumin e Bledit, e cila po zhvillohet në Slloveni.

Nga atje, Gërvalla ka thënë se Kosova nuk po kërkon privilegje e as rrugë të shkurtra për tu bërë pjesë e unionit.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që i keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur ne përvetësojmë të njëjtat vlera”, ka thënë Gërvalla.

Në këtë Forum i pranishëm është edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në fjalën e tij, Escobar tha se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se ndihma e BE-së në atë proces është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, deklaroi Escobar.

Ky forum mbledh së bashku liderët e rajonit dhe vendeve të tjera evropiane.

Çka është Forumi Strategjik i Bledit?

Forumi Strategjik i Bledit ka nisur të mbahet që në vitin 2006.

Qëllimi i Forumit është të mbledhë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme me njohuri të ndryshme dhe t’i inkurajojë ata të shkëmbejnë pikëpamje dhe të kërkojnë zgjidhje novatore për sfidat politike, të sigurisë, strategjike dhe zhvillimore bashkëkohore dhe të ardhshme .

Forumi Strategjik Bled është një projekt i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë. Organizohet bashkërisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane .

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, çdo vit me një temë të ndryshme.

Qindra përfaqësues politikë me ndikim, liderë biznesi, grupe kërkimore dhe OJQ, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të biznesit, mendimtarë dhe akademikë mblidhen çdo vit në Forumin Strategjik të Bledit për të formësuar në mënyrë aktive të ardhmen për.

Në vitin 2021 në kë Forum morën pjesë 5 presidentë, 12 kryeministra ndër ta edhe ai i Kosovës, Albin Kurti, 10 ministra të punëve të jashtme, 14 ministra të tjerë dhe 27 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare.brezat që vijnë.

Këtë vit, Kosova përfaqësohet nga kryediplomatja Donika Gërvalla./Shqip.com