Lajme

Gërvalla: Mos ngjallni panik, s’keni asnjë arsye për të blerë thasë me miell

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla thotë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të blejnë thasë me miell.

Gërvalla duke u bazuar në deklaratat e ekspertëve thotë se “Kosova ka drith edhe për gjashtë muajt e ardhshëm”.

“Sa i përket drithit, duke u bazuar në deklaratat e ekspertëve, Kosova ka drith minimumi edhe për gjashtë muaj. S’ka asnjë arsye, pra as edhe arsyen më të vogël për të shkuar për të blerë thasë me miell. Ka pasiguri të qytetarëve por ka edhe një tendencë të ngritjes të tendencës së panikës se Kosova s’po ka bukë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi drith edhe për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Gërvalla para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Kurse, lajmet për blerjen me thasë të miellit i quajti “zhurmë mediale” ndërsa shtoi se Qeveria e Kosovës “ka ngritur buxhetin në 10 milionë euro për blerjen e rezervave shtetërore”./Shqip.com