Lajme

Gërvalla merr pjesë në forumin ndërkombëtar të Dubrovikit, diskutojnë për aspiratat e Kosovës

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtar që po mbahet në Dubrovnik.

Bashkë me Gërvallën në këtë forum po marrin pjesë edhe 40 ministra dhe zyrtar qeveritar të vende tjera.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Kroaci.

“Në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut, Kosova u prezantua me ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës znj Donika Gërvalla, ku morën pjesë rreth 40 ministra dhe zyrtarë të tjerë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Gërvalla morri pjesë në panelin kryesor ku në fjalën e saj foli për aspiratat e shtetit të Kosovës.

Foto nga takimi

“Ministrja Gërvalla ishte pjesë e panelit kryesorë krahas ministrit kroat Gordan Grliq Radman, atij grek Nikos Dendias, malazez Ranko Krivokapiq, Zv ministri boshnjak Josip Brkiq, Miroslav Lajçak.Në këtë panel fjala e ministres Gërvalla u prit me interes të madh, ku ajo shpaloi të arriturat e Qeverisë së Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, thuhet më tutje në njoftimin e Ambasadës.

Martin Berishaj- Donika Gërvalla

Gjithashtu në këtë forum ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj që dyshohet se u përfshi në një skandal korrupcioni./Shqip.com