Lajme

Gërvalla mbron Berishajn: Duhen fakte në tavolinë, mjaft më me supozime

Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare
Donika Gërvalla-Schwarz, shefja e diplomacisë kosovare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka adresuar edhe njëherë çështjen e ambasadorit shqiptar në Kroaci, Martin Berishajt, i cili akuzohej për përfshirje në një skandal financiar në këtë vend.

Ajo u pyet në konferencë për media ku përkrah kishte homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlic-Radman, ku tha se ambasadori në fjalë i ka thënë ato që ka pasur për t’i thënë në seancën me komisionin parlamentar.

Ajo tha se nuk po arrin ta kuptojë se si personat që i kanë miratuar përgjigjet e tij me tundje koke, tash dalin kundër.

Ajo shtoi se ata të cilët po vazhdojnë me akuza ndaj Berishajt, është koha të vijnë me fakte, dhe jo vetëm të flasin bazuar mbi supozime.

“Por mendoj që ka ardhur një moment kur të gjithë ata që e vazhdojnë fushatën do të duhej ta pyesnin veten, a thua a vazhdohet fushata vetëm në bazë të supozimeve apo ka kaluar aq kohë sa në ndërkohë do të duhen faktet në tavolinë para se të vazhdojmë me fushata, me kampanja politike ndaj personave të caktuar?”, tha ministrja Gërvalla.

/Shqip.com